Ekspertët pretendojnë se kanë zbuluar se çfarë shkakton rënien e flokëve tek meshkujt, raportoi BBC gjatë ditës së sotme.
Flokët ndërrohen gjatë të gjithë kohës, por për
shkak të një problemi gjenetik, tek disa njerëz ato zëvendësohen nga qime aq të shkurtra e të imta, sa që janë të pashikueshme nga syri i njeriut.Një ekip amerikan është duke hetuar shkaqet dhe beson se është pranë gjetjes së një kure, që do të ndërhynte tek ADN-ja, për të zgjidhur përfundimisht problemin tek njerëzit me këtë mangësi.
Mjekimi do të jetë një lloj kremi, i cili me t’u vendosur në kokë, do të depërtojë në rrënjët e flokëve dhe do të bëjë që qelizat e reja të zhvillohen në mënyrën e duhur gjatë procesit të zëvendësimit.
Deri tani ka qenë e paqartë arsyeja e shkaktimit të tullacllëkut, por ekspertët besojnë se hormoni mashkullor testosteron është i përfshirë në një lloj mënyre, ndërsa kanë evidentuar edhe një tendencë të trashëgimit gjenetik.