.
Mirëpo, grupet e aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve, besojnë se ndarja e tribunave vetëm sa do t'i rrezikonte më shumë tifozët homoseksualë.
"Teczowa Trybuna 2012", është grupi i parë homoseksual i tifozëve të futbollit të Përfaqësueses së Polonisë. Në faqen e tij zyrtare, grupi ka shprehur brengën se anëtarët mund të sulmohen nga tifozët e tjerë dhe dëshirojnë të ndihen të sigurt gjatë Evropianit 2012 që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.
"Gjatë udhëtimeve për ndeshjet e skuadrave tona të preferuara, ne fatkeqësisht hasim në fyerje, ngacmime dhe sulmues nga 'tifozët e vërtetë'. Ne ëndërrojmë që të jemi të qetë në tribuna. Nuk mund të imagjinojmë që të mos jemi në ndeshjet e Evropianit 2012, që do të luhen në shtetin tonë", është thënë nga grupi i tifozëve homoseksualë.
Ndeshjet e futbollit në Poloni nganjëherë përfshihet nga sulme të dhunshme dhe rrahje mes huliganëve.
Homofobia është mjaft e theksuar në Poloni. Qyteti Gdansk ka refuzuar kërkesën e grupit për ulëse të ndara, duke thënë se vetëm sa do të shtojë edhe më tepër mbulimin me turp të homoseksualëve. Disa grupe të homoseksualëve janë duke u distancuar nga kjo thirrje.
Gregory Czarnecki, që është vënë në kampanjën kundër homofobisë, beson se pak homoseksualë dhe lezbike do të kishin dëshirë të uleshin ndaras.
"Unë e kuptoj iniciativën e tyre dhe atë që po mundohen ta bëjnë. Por, mesazhi mund të jetë kundërproduktiv në Poloni. Unë nuk besoj se njerëzit do të ishin aq të fortë që jo vetëm të dilnin në stadiume, por edhe të uleshin në ulëse të veçanta", ka thënë Czarnecki.