e hënë, 28 shkurt 2011

Hysa: Dialogu - shans për të gjithë

Koordinatori i Qeverisë për veriun e Kosovës, Ylber Hysa ka thënë se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është “shans për të gjithë”, por që Beogradi duhet të pranojë realitetin në Kosovë.


Sipas tij, të dy palët duhet t’i qasen dialogut si fqinjë të mirë, në frymën e integrimeve euro-atlantike.
Hysa ka thënë për Tanjug se Beogradi nuk mund të ndikojë në ndryshimin e realitetin në Kosovë dhe se serbëve të këtushëm nuk mund t’u ndihmojë duke i “monopolizuar”, por duke iu ndihmuar në integrim të shoqërisë kosovare.


“Nuk është mençuri me patur qasje asimetrike në problemin e veriut të Kosovës, sepse mund të vijë deri te një precedent, ndërsa Mitrovica nuk është qyteti i vetëm i ndarë me urë dhe lum në Ballkan”, ka thënë Hysa.


Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka pasur disa probleme politike pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, por Prishtina do të ketë qasje serioze gjatë dialogut me Beogradin.
“Të dy palët patjetër duhet të jenë serioze, ndërsa edhe Brukseli është ndërmjet tyre”, ka thënë Hysa./telegrafi
shko