Një zjarrfikës në Chrischurche u detyrua që me sëpatë t’i presë këmbën një personi të ngujuar, në mënyrë që t’ia shpëtojë jetën, transmeton CBS News.
Këmba e njeriut fatkeq ishte e ngujuar ndërmjet blloqeve të rënda të betonit. Menjëherë u ftua një mjek, i cili i dha fatkeqit mjet të fuqishëm kundër dhimbjeve para se zjarrfikësi t’ia priste këmbën.
Njëri nga shpëtimtarët e pranishëm tha se veprimi i tillë ishte i domosdoshëm në mënyrë që të ngujuarit t’i shpëtohej jeta./kn
