e premte, 4 mars 2011

Aridi kërkonte hakmarrje për Afganistanin

Kosovari Arid Uka, vrau dy ushtarët amerikanë sepse donte hakmarrje për angazhimin e SHBA-së në luftën e Afganistanin. Ky është detaji më i ri që del nga ngjarja tragjike e së mërkurës në Frankfurt.
Hetuesi Rainer Griesbaum u tha gazetarëve se Uka u nis për në aeroport me qëllimin që të marrë hak në Amerikën për shkak të angazhimit në Afganistan. Hetimet e deritashme vazhdojnë të mbështesin tezën se Uka veproi i vetëm, dhe se nuk kishte lidhje me organizata islamike radikale në Gjermani. Gjithsesi po hetonen kontaktet e mundshme të tij me klerikun amerikan, Anëar al-Aëlaki, që shihet si gjenerata e re e xhihadistëve digjitalë./io
shko