Në këtë link, në të cilën janë të vendosura faktet e ndryshme mbi të gjitha shtetet e botës, tashmë CIA ka hapur profilin edhe për Kosovën, raportoi “Zhurnal”.
Kjo faqe është tani e njëjtë sikur për të gjitha shtetet e tjera. Duke shikuar këtë faqe interneti, në pjesën ku flitet për ushtrinë e Kosovës, aty përmendet se është Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në pjesë të ndryshme jepet historia, ekonomia, shtrirja gjeografike, sistemi politik dhe shumë fakte të tjera.
Në këtë profil të Kosovës janë shënuar informacione mbi historinë e Kosovës që nga koha Bizantine e deri më sot.
Po ashtu aty janë publikuar edhe informata mbi gjendjen politike, sistemin politik, ekonominë, komunikacionin si dhe ushtrinë.
Shpjegimi i të gjitha këtyre është një risi për Kosovën, pasi është hera e parë që vendi vendoset krahas shteteve të tjera.
Faqja për Kosovën është aktualizuar nga data 8 mars e këtij viti dhe deri më tash ata nuk kanë pranuar asnjë ankesë për ndonjë fakt të publikuar.
Afati i ankesave para se Factbook të mbetet kështu, është dy javë nga data e hapjes dhe kjo tregon se gati ky afat është duke skaduar.
Pas skadimit të afatit, kjo faqe me informacione do të mund të quhet tërësisht zyrtare./kn