Në njoftimin e Ministrisë thuhet se temë e diskutimit ishin proceset e integrimit evropian nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe mundësitë për të ardhmen.
“Gjatë takimit Çitaku ka potencuar ndryshimet në qasjen e Qeverisë se re ndaj agjendës evropiane e cila vërehet me aprovimin e Rregullores mbi departamentet për integrim evropian dhe koordinim të politikave në kuadër të ministrive përkatëse që në mbledhjen e parë të Qeverisë”, thuhet në njoftim.
Çitaku theksoi ndër të tjera se BE nuk duhet të ndikohet nga e ashtuquajtura lodhje e zgjerimit dhe se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së në një të ardhme sa më të afërt.
Ndërsa, Lammbsdorff ka ofruar mbështetjen e tij dhe të Qeverisë Gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Ministrja Çitaku së shpejti do të fillojë një turne në vendet anëtare të BE-së, ndër të cilat është edhe Gjermania, për marrjen e këshillave dhe koordinim të proceseve integruese. /Telegrafi
