e martë, 15 mars 2011

Gaddafi: Mund të bëj aleancë me Al Kaedën

Nëse qeveritë perëndimore do të sillen si në rastin e Irakut, atëherë Libia do të dalë nga aleanca ndërkombëtare
kundër terrorizmit. 


Deklarata është bërë nga lideri libik Muammar Gaddafi, i cili ka kërcënuar se, Libia do të lidhet me Al Kaedën dhe do të shpallë një luftë të shenjtë.

Në një intervistë për një të përditshme italiane, koloneli është shprehur “i tronditur” nga sjellja e evropianëve dhe në vecanti “i tradhtuar” nga kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Ndërkohë, mësohet se ministrat e Jashtëm të grupimit G8, të mbledhur në Paris, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje mbi ndërhyrjen e mundshme ushtarake në Libi.

Pak ditë më parë, i biri i Gaddafi-t kërcënoi Italinë se, nëse do të bashkohet në ndërhyrjen ushtarake do të goditet nga një fluks emigrantësh ilegalë.

Ndërkohë, sot në brigjet e ishullit italian të Lampeduzës kanë mbërritur 21 varka me 1263 emigrantë klandestinë nga vendet e Magrebit.

Ndërsa një varkë tjetër me rreth 40 klandestinë nga Tunizia në bord është fundosur në të njëjtat ujëra dhe vetëm 5 prej personave kanë shpëtuar./tch/
shko