Ndërsa Ogreni dhe Neda duket se vendosën stabilitet në lidhjen e tyre brenda shtëpisë BB4, një deklaratë mediatike jashtë parashikimeve të publikut u dha nga Olsi i “Big Brother 1”, duke
trazuar kështu ujërat rreth historisë së dashurisë së çiftit të sapokrijuar në BB4. Ish-banori i BB, vuri në diskutim prirjet seksuale të Ogrenit, edhe pse nuk e njihte nga afër duke vendosur problemin tek ai për mosfunksionimin e lidhjes.Por pse disa banorë dhe shikues të këtij “reality show” preferojnë ta shohin si “lidhje që s’ecën” atë midis Ogrenit dhe Nedës, ndërkohë që ata vetë pohojnë se ndihem shumë mirë. Në këtë intervistë vendos të flasë kunati i Ogren Ballukut. Nga një njohje prej 10 vitesh me konkurrentin e BB 4, Meland Qirko tregon gjithçka që Ogreni s’ka rrëfyer brenda shtëpisë; jetën e tij që nga fëmijëria në Selenicë të Vlorës, marrëdhëniet me femrat dhe si e ka pritur familja e Ogrenit deklaratën e pazakontë të Olsit të BB:
Një deklaratë e Olsit të BB1 në lidhje me prirjet seksuale të Ogrenit bëri përshtypje. Si e pritën familjarët?
Me interes dhe kërshëri. Për të thënë të drejtën, ne jemi familje konservatore e megjithatë e lexuam me vëmendje leksionin e jetës së Olsit për homoseksualët. U habitëm nga njohja e thellë që kishte për këtë komunitet. Njohuritë e thella të Olsit para e prapa në këtë fushë, çka e bën të qartë faktin se ai është “i fushës”, mbetën gjithsesi kurioziteti më i madh i asaj interviste.
Ogreni nuk e njeh Olsin, pasi nuk frekuenton njerëz të këtij niveli shoqëror dhe intelektual, por Olsi m’u duk shumë i interesuar për Ogrenin dhe s’ka faj që tundohet nga sharmi i tij, sepse Ogreni realisht është shumë i suksesshëm me femrat, pavarësisht moshës së re. Olsi, kulmin e suksesit të jetës së tij ka Noçen, e cila duhet thënë se ka qenë e para që ka inkurajuar atë të shprehë hapur prirjet e tij homoseksuale. Por me vjen keq për Olsin.
Pavarësisht se është djalë i bukur, nuk ka asnjë shans me Ogrenin, se Ogreni e ka deklaruar se nga femrat e tërheqin ato që janë së pari të zgjuara. Olsi nuk është i tillë. Zoti nuk tregohet bujar me anën femërore.
Ai ka bërë një “interpretim” të sjelljeve të Ogrenit brenda shtëpisë, duke e cilësuar “homoseksual”, pse ndodhi që Ogreni ra pre e këtij etiketimi?
Nuk di ta them, megjithëse e kam një ide. Olsi është djalë me dramë dhe eksperiencë në shumë fusha. Mbaj mend që ka deklaruar se ka qenë përdorues i rregullt droge dhe për më shumë, ka bërë disa vite burg. Ky fakt me siguri shpjegon njohuritë e thella të tij për homoseksualët.
Nga ç’duket, dushet kolektive Olsi i ka frekuentuar edhe para “BB”. Olsi ndërkohë është bërë pjesë e një fushate kundër Ogrenit në mbështetje të ndonjë banori që vazhdon të jetë brenda, por gjysma e përdorur e këtij banori ka disa javë që ndodhet jashtë, duke mbledhur mercenarë të lodhur. Sa keq më vjen për këtë ish-banor!
Ndërkohë që Olsi nuk është i pari që dha një përshtypje të tillë. Brenda shtëpisë ka qenë Algeni që ka bërë komentin e parë për Ogrenin. Po ai, pse e ka thënë?
S’e di. Njerëzit shpesh priren nga komentet, jo nga faktet. Dhe faktet janë: Ogreni në “Big Brother” ka lidhje me një vajzë, me të cilën fle çdo natë në krevat. Algeni aty brenda krijoi vetëm një lidhje serioze: atë me Emilion. Ogreni jashtë kishte lidhje me femrat, Algeni me nje biseksuale të deklaruar publikisht.
Shijet janë të larmishme, ashtu edhe opinionet. Por në fund gjykohen faktet. Ah, dhe fakti i fundit; Ogreni është në lojë. Algeni out. Shqiptarët nuk i pëlqejnë homoseksualët, ndaj votuan Algenin.
Shumë debate për lidhjen Ogren-Neda. Disa e kanë komentuar si një sforcim nga ana e tij dhe si një lidhje me interes të njëanshëm (vetëm nga Neda). Ju çfarë mendoni?
Ogreni nga natyra është njeri i rezervuar. Unë kam 10 vjet që e njoh. Gjatë këtyre viteve më ka qëlluar disa herë ta shoh në raporte me femrat. Atij i pëlqen të luajë përpara nisjes së raportit, i pëlqen të njihet para se të hyjë seriozisht në marrëdhënie.
Komunikimi për njerëzit e edukuar e të shkolluar ka rëndësi të veçantë dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Ju siguroj se Ogrenit i pëlqen Neda, po aq shumë sa Neda pëlqen atë, duket qartë nga sytë, nga përkujdesjet dhe ngrohtësia që ata shkëmbejnë.
Ogreni, por më shumë Neda janë komentur si dy banorët që duket se jetojnë në botë më vete, filozofojnë ca si shumë për jetën e ndjenjat, ndërkohë që çifte të tjera nuk kanë vonuar të afrohen me puthje e intimitete. Si ju duket Neda për shijet e Ogrenit?
Ka shumë të rinj si Neda dhe Ogreni, të rinj që shpirtin e vlerësojnë më shumë se materiali. Nuk gjykoj askënd pasi dashuria është një çështje relative, por nuk kuptoj shqetësimin pse një mashkull e një femër u dashkan puthur sapo të shkëmbejnë shikimin e parë, apo akoma me keq të kryejnë marrëdhënie intime akoma pa i ditur mirë emrin njëri-tjetrit.
Ogreni dhe Neda kanë gjithë jetën përpara dhe janë vetëm ata që do të vendosin se si do ta konsumojnë dashurinë e tyre. Neda është vajzë e mirë, me botë të pasur për moshën e re që ka dhe meqënëse Ogreni ka vendosur të jetë me të, do të thotë se e pëlqen.
Ishte Ogreni ai që ja hodhi grepat Nedës, apo e kundërta? I pëlqen atij ta zgjedhin, apo të zgjedhë vetë i pari?
Nuk e kam parë me syrin e grepave, por askush nuk mund të thotë me siguri se kush nisi i pari. Dikush mund të ketë thënë fjalët e dikush mund të ketë nxituar me shikime apo veprime. Flirti është fazë e komplikuar.
Ata u komentuan më shumë nga banorët për puthjen e tyre të vonuar. Dukej sikur ai që nuk e dëshironte ishte pikërisht Ogreni.
Ata janë komentuar shumë dhe për gjithçka nga banorët, kjo jo pa arsye. Ndonjëri aty ka pasur guximin e sinqeritetin të pranojë se komentet dhe nominimet u janë bërë Ogrenit dhe Nedës, si rrjedhojë e të qënit lojtaret më të fortë.
Ata janë komentuar shumë dhe për gjithçka nga banorët, kjo jo pa arsye. Ndonjëri aty ka pasur guximin e sinqeritetin të pranojë se komentet dhe nominimet u janë bërë Ogrenit dhe Nedës, si rrjedhojë e të qënit lojtaret më të fortë.
Në fushën time, marketing, thuhet: reklama është reklamë, pavarësisht nga përmbajtja. Banorët duke i sulmuar për gjithçka, qoftë dhe për një çështje kaq personale sa puthja e parë (që pa dyshim nuk i përket si argument as Almës e as Ergysit) vetëm sa i kanë sjellë më pranë njëri-tjetrit dhe më në vëmendje të publikut.
Pra, ju nuk e keni parë Ogrenin si personin që ishte kundër puthjes me Nedën?
Nuk jam aspak dakord me mendimin se Ogreni ishte kundër puthjes. Nuk duhet bërë i njëjti gabim me opinionistin e BB4, i cili në mënyrë të çuditshme insistonte se Ogreni ishte ai që pengonte puthjen, ndërkohë që Neda po i thoshte ndër sy se pengesën e kishte ajo, si rrjedhojë e interpretimit të një letre nga e motra.
Më pas, gjatë spektaklit u duk qartë se opinionisti nuk e kishte ndjekur, të paktën gjatë asaj jave, jetën në shtëpinë BB4, nga shumë deklarata e pyetje të çuditshme që ai bëri dhe kjo është mëse e justifikushme për një të sapo bërë baba, të cilit i uroj njëkohësisht gjithë të mirat.
Ndërkohë, suksesin e Ogrenit e shihni më tepër si “i vetëm”, apo çift me Nedën?
Më pëlqen fakti që ju e quani Ogrenin të suksesshëm në këtë edicion. Përkundrazi, lidhja me Nedën ia ka vështirësuar shumë qëndresën në shtëpinë e « Big Brother ». Besoj se kjo vlen dhe për Nedën. Marrëdhënia e tyre ka zgjuar xhelozinë e të tjerëve.
Kjo është e dukshme dhe publiku me siguri e percepton. E bukura e gjithë ketij procesi është se Ogreni tregoi se ka karakter të fortë dhe vullnet për të përballuar çdo situatë./pan
