Jason Kresse, një 29 vjeçar nga Teksasi dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin duke peshkuar 50 kilometra larg brigjeve në orët e hershme të mëngjesit të së Henës.
Ata ishin duke e hedhur grepin, kur dëgjuan dy zhurma të mëdha dhe menduan se diçka e madhe i goditi anijen.
Në të vërtetë në anijen e tyre kishte fluturuar një peshkaqen 2.5 metra i gjatë. Peshkaqeni në anije shkarravitej aq keq sa peshkatarët nuk kishin guxuar të afroheshin dhe ta lironin e ta kthenin në ujë përsëri.
Ai ngordhi pas disa orësh, por jo pa bërë dëme të mëdha në anije. Ekuipazhi nuk kishte të drejtë të gjuante peshkaqen, por ata kontaktuan zyrtarët për ti informuar.
Zyrtarët thanë se nuk ka pasur asnjë dhunë ndaj peshkaqenin, pasi ngordhja e tij ishte konsideruar aksidentale./q.i