e hënë, 14 mars 2011

Pijaneci më i vogël në botë, një 3 vjecar

Një trevjeçar anglez është shtruar në spital si i alkoolizuar, njoftoi sot botimi on-line i tabloidit britanik ''The Sun''. 
Vogëlushi, i cili ''ka marrë edhe patentën'' si pijaneci më i vogël në botë, ka marrë pije alkoolike për gjashtë muaj me radhë pasi vuante nga dridhje trupi të papritura e ndryshime të shpeshta humori. 
"Të diagnostikohesh si i alkoolizuar do të thotë se ky fëmijë ishte i varur nga pija. Prindërit e kanë bërë që të pijë shumë alkool dhe kjo është një gjë e tmerrshme", deklaroi një ekspert për gazetën ''The Sun''. 
Muajin e kaluar, një tetëvjeçare skoceze, u bë e njohur si personi i alkoolizuar më i ri në botë. 
shko