Në shtypin e shkuar janë bërë dje publike disa foto nudo të Ervin Sinjarit, ish-anëtar i Big Brother 4. Nuk dihet se kush i ka shpërndarë këto foto, mendohet ose vetë Ervini, ose ndonjë mik i tij për të bërë “shaka”, ndërsa supozohet edhe për një ish-të dashur të tij.
Gjithsesi, Ervini e ka kuptuar lojën se “çdo publicitet, është publicitet i mirë”, pavarësisht se ditën e djeshme është shprehur, se këto foto ia kanë marrë pa leje.
Të gjithëve u ka bërë pak përshtypje fakti, që për një mashkull të kenë kaq interes fotot nudo, por gjithsesi këto janë zgjedhjet e redaksisë. I pyetur në lidhje me këtë fakt nga gazeta “Standard”, shoku i tij, Toros, njëkohësisht ish-pjesëmarrës në shtëpinë më të famshme në vend, tha se në këtë mes nuk ka asgjë të çuditshme. “Javës tjetër do të dal edhe unë si Ervini, por me ndryshimin se do të jem me nja dy femra VIP”, tha Toros, pa u sqaruar nëse bënte shaka apo jo.
Sa i takon publikimit të fotove nudo të Ervinit, ka pasur një impakt të madh në facebook, ku disa e komentonin negativisht, ndërsa të tjerë e merrnin me sportivitet e bënin edhe gallata me këtë fakt. Një prej tyre ishte edhe Algen Nikolla, gjithashtu ish-pjesëmarrës në BB, i cili e këshillonte Ervinin “ta hidhte gazetën në fjalë në gjyq dhe t’u kërkonte dëmshpërblim”. Brenda shtëpisë së BB, Ervini nisi një histori dashurore me Ermelën, një prej kandidateve më të forta të këtij reality-shoë. Nuk dihet se si do të vijojë historia e tyre me daljen nga shtëpia të vajzës nga Lezha, e cila shpeshherë ka shprehur pakënaqësi nga Ervini.
Ditën e djeshme, duke biseduar me Mirjetën, ajo kujtoi bisedën që ka pasur me Ervinin ditën e Shën Valentinit. Ajo tha se nuk i ka pëlqyer një batutë që i ka thënë ai. Ervini më tha: “Kam dalë me ca vajza në bllok, por nuk dinin të puthnin”. Ajo mendon se këtë gjë ai e ka bërë enkas, për të ironizuar atë që ka thënë Ermela për Emiljon.
“Ai hiqej kot si liberal dhe i ka mbetur në mendje, që unë i thashë Emiljos “Nuk di të puthësh”, – shprehet Ermela. Më pas ajo kujton kohën, kur ka qenë në një fillim lidhjeje me Emiljon dhe thotë, se nuk donte të vazhdonte lidhjen, kur kuptoi që ai po e përdorte, për të shpëtuar nga nominimi./vi