e premte, 4 mars 2011

Prokurori përshkruan ngjarjen në Frankfurt


Prokurori Griesbaum ka thënë se Uka ka ecur drejtë autobusit, është ofruar dhe ka pyetur një ushtarë se a mund ti huazojë një cigare. Pasi është siguruar se ushtarët janë nga ata që do të shkojnë në Afganistan, Uka ka shtënë në pjesën e prapme të kokës së njërit nga ushtarët dhe e ka vrarë ate, citon Rojters prokurorin gjerman.


Prokurorët gjermanë kanë përshkruar sot në detaje ngjarjen e të së mërkurës në aeroportin e Frankfurtit, që është i dyti për nga madhësia në Evropë, e ku 21 vjeçari me prejardhje nga Kosova, ka sulmuar autobusin ushtarak amerikanë, me ç‘rast ka vrarë 2 veta dhe ka plagosur rëndë dy të tjerë.
Sipas prokurorëve gjerman, Arid Uka ky kryer vrasjet ngase ‘ka qenë i zemëruar me luftën në Afganistan’. Si shkruan agjencia e lajmeve Rojters, Uka ka pohuar se ai ka shtënë me armën e zjarrit, pistoletë e kalibrit 9mm.
Prokuroti Griesbaum, ka konfirmuar se Uka akuzohet për vrasje dhe tentim vrasje. Prokurori poashtu përshkruan se si Uka, para se të sulmoj autobusin me ushtarët amerikanë, ka frekuentuar në faqet e internetit të Jihadit.
Ndërkaq duke përshkruar ngjarjen, Griesbaum ka thënë se Uka ka ecur drejtë autobusit, është ofruar dhe ka pyetur një ushtarë se a mund ti huazojë një cigare. Pasi është siguruar se ushtarët janë nga ata që do të shkojnë në Afganistan, Uka ka shtënë në pjesën e prapme të kokës së njërit nga ushtarët dhe e ka vrarë ate, citon Rojters prokurorin gjerman.
Mëpastaj, raportohet se Uka është futur brenda në autobus dhe ka brohoritur ‘Allahu Akbar’, ka shtënë në 21 vjeçarin, i cili ndodhej në ulësen e shoferit të autobusit dhe pastaj ka plagosur dy të tjerë. Pistoleta e Ukës është zbrazur para se të arrinte cakun e tij të pestë, ushtarë ky i cili më pas e zuri Arid Ukën dhe ua dorëzoi organeve të rendit në aeroport të Frankfurtit.
“Ai është shprehur se gjatë punës sa ka punuar në aeroportin e Frankfurtit, Uka ka ndëgjuar vazhdimisht bisedat mes ushtarëve amerikan për gjakderdhjen në Afganistan’, ka thënë mes tjerash në konferencën për shtyp prokurori Rainer Griesbaum.
Ndryshe, 21 me origjinë nga Mitrovica, për të cilin thuhet se u lind dhe u rritë në Gjermani, ka punuar për Deutche Com në aeroportin e Frankfurtit, kanë raportuar agjencitë botërore.
Krahas dy amerikanëve të vrarë, Uka ka lënduar rëndë edhe dy të tjerë, që gjindeshin poashtu brenda autobusit ushtarak amerikan. Agjencia Rojters raporton se dy të lënduarve po u ofrohen ndihma mjekësore në spital në Gjermani, ndërkohë që dje pas orës tre , gjendja shëndetësore e njërit ka qenë mjaft kritike.
Ngjarjen e djeshme e kanë kritikuar ashpër autoritetet në Gjermani, SHBA dhe në Kosovë, në ndërkohë që në Prishtinë, Mitrovicë e Pejë, por edhe në pjesë tjera të Kosovës janë mbajtur edhe organizime të rinjsh që kanë ndezur qirinjë për dy viktimat./ig
shko