e enjte, 24 mars 2011

Qeveria e dyta për korrupsion

Ka fare pak progres në luftën kundër korrupsionit në Kosovë. Edhe progresi i pakët që është arritur ka të bëjë në fushën e hartimit të legjislacionit. Kështu tha Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke paraqitur raportin e punës për vitin 2010. 
Pasi shpjegoi se në agjencia që ai drejton e ka dorëzuar raportin në Kuvendin e Kosovës, një javë para afatit ligjor, Preteni tha se listës së më të korruptuarve në Kosovë për vitin që shkoi, u prijnë kompanitë publike në vend të cilat ende nuk e kanë statusin e tyre të definuar qartë; e dyta vjen Qeveria, e ndjekur nga pushteti lokal dhe gjykatat. 

Preteni tha se vetëm për vitin 2010, AKK ka paraqitur në prokurori 29 raste të cilat në vetvete përfshijnë 101 persona të dyshuar si të përfshirë në raste korruptive. 

Më tej, Preteni tha se nga 430 raste të denoncuara për korrupsion, 139 prej tyre janë gjetur elemente të veprës penale. 

Ai më tej tha se AKK-ja ka evidentuar se në tash për tash rastet më të shumta ku vërehet korrupsioni ka të bëjë me prokurimin e pajisjeve elektronike.
shko