As shkruan se këngët e saj, të cilat shpesh janë lëshuar në Santiago Bernabeu para fillimit të ndeshjeve të Realit, tashmë janë heshtur.
Pasi këngëtarja kolumbiane ka dalë haptas me lidhjen romantike me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, përgjegjësit për argëtimin e fansave të Realit, kanë vendosur se më së miri është të mos lëshohen këngët e Shakiras në këtë stadium.