Pjesëtari i forcave ajrore, Zachary Cuddeback, 21 vjeç, nga Virginia është viktima e dytë e sulmit të Frankfurtit. Përveç shkollës ai angazhohej edhe me ekipin e hokejit, Monarch.
“Ajo që unë kujtoj dhe respektoj për Zach është që pavarësisht se çfarë ndodhte me ekipin, ai gjithmonë ishte pozitiv, dhe gjithmonë qeshte”, ka thënë një bashkëlojtar.
Familja Cuddeback lëshoi një deklaratë për humbjen e tyre.
“Zach do të kujtohet nga familja si një entuziast për automobile dhe për dashurinë ndaj hokejit. Nëna e tij, babai, dhe vëllai do të ndjejnë mungesën e tij”, thuhet në komunikatë./io
