Sipas saj, ajo ka marrë disa kërcenime nga bashkëkombasit e saj se do të del në të gjitha mediet nëse nuk e lë profesionin e saj.
“Jam e sëmurë nga shqiptarët e çmendur që më kërcënojnë mua duke më thënë se do të me qesin në të gjitha gazetat dhe lajmet e tyre për atë se çfarë bëj unë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.
Megjithatë, ylli i pornos ka thënë se nuk kujdeset shumë për atë çfarë thonë për të. “A mundeni vetëm të ma hani b...sepse nuk më intereson se çfarë thonë dhe çfarë mendojnë shqiptarët për mua. Nëse nuk dëshironi të më shikoni, shikojini punët tuaja”.
Porno ylli mandej ka shtuar se shqiptarët kanë nevojë që të shikojnë më shumë punët e tyre sesa të merren me punët e të tjerëve.
“Kjo vlen veçanërisht për hipokritët. Pasi që nuk dëshironi atë çfarë bëj, pse i shikoni videot e mia atëherë!? Ato po ua ka ëndja, apo jo?”
Breanne, emri i vërtetë i të cilës ende nuk dihet, por për të thuhet se ka lindur në Tiranë të Shqipërisë, shkon edhe më tutje në këto postime duke i quajtur shqiptarët “hipokritë, të çmendur, të zhurmshëm, injorantë dhe se opinionet e tyre për të nuk kanë aspak rëndësi”.
“Me ato çfarë më kanë thënë ata tani, unë do të masturboj për katër orë me anë të videove seksi! Këtë e bëj për hatër të Shqipërisë! Gëzuar!”.
Një ditë më vonë, Breanne ka postuar edhe “tweets” të tjerë duke shkruar se e ka kaluar një nat të mrekullueshme.
Nga ana tjëtër, në një postim të mëhershëm Breanne kishte thënë se babi i saj i kërkon vazhdimisht se duhet të martohet sa më shpejt.
“Ai më thotë vazhdimisht këtë qëkurse i kam bërë 27 vjet dhe thotë se koha ecën dhe duhet të martohem. Wow! Falëminderit babi!”.
Kush është Breanne Benson?
Breanne Benson ka lindur në Tiranë, ndërkaq para se të shkonte në SHBA ka emigruar në Itali që në moshën 7 vjeçare. Në SHBA ka studiuar për psikologji dhe seksualitetin njerëzor. Pas kësaj është punësuar në një industri të filmave pornografikë, ku bashkë me shoqen e saj Tanya James ajo incizoi filmin e parë porno "Cockless 23". Në industrinë pornografike të Hollywoodit është që nga viti 2003 dhe deri tani ka një numër të madh të filmave pornografikë të realizuar./GE