e premte, 1 prill 2011

Justin Bieber: Historia e një fëmije-gjeni

Nga një djalosh i thjeshtë që këndonte në rrugë, në idhullin e adoleshentëve: Justin Bieber tregon historinë e tij të vërtetë të fëmijës-gjeni, në një kapitull të autobiografisë zyrtare.

Justin Bieber është idhulli i adoleshentëve në të gjithë botën. Për koncertin e 9 prillit në “Mediolanum Forum” të Milanos biletat janë mbaruar prej kohësh. Një sukses i rrufeshëm ai i 17- vjeçarit kanadez, i cili arriti majat, duke shfrytëzuar popullaritetin e “YouTube”. 
Kështu tregon vetë Justin, në kapitullin e katërt të autobiografisë zyrtare. Libri që doli më 15 mars titullohet “Justin Bieber: My story”. Albumi i fundit i Bieber titullohet “Never say never”, i njëjti titull si ai i filmit dokumentar që tregon historinë e jetës së tij. Bieber në 12 muajt e fundit mendohet se ka fituar 150 milionë dollarë. Vetëm javën e kaluar, një prej 1 milion fansave të tij bleu pak nga flokët e tij në ankand, për 40.678 dollarë. Justin premtoi se ato para do të shkojnë për bamirësi. Ja një pjesë nga autobiografia e tij.
Një ditë dëshiroja të shkoja të luaja golf me miqtë e mi, por nuk kisha asnjë dyshkë me vete. Që kur kisha marrë pjesë në “Stratford Star” (një konkurs për zërat e rinj në qytetin e tij të lindjes, në Kanada) mezi po prisja të këndoja sërish para publikut, ndaj mendova që në fillim të këndoja në rrugë. 
Gjatë sezonit turistik, ishte “Stratford Shakespeare Festival”, me njerëz që vinin nga të gjitha anët për të marrë pjesë në spektakël. Para hyrjes së teatrit ndalonin autobusët me njerëz që para se të futeshin brenda, shkonin për të blerë kafe apo për të vizituar galeritë e artit të lagjes. Kështu që ishte pozicioni ideal. Kishte shumë njerëz vërdallë. Njihja tekstet e shumë këngëve dhe nuk kisha nevojë për të tjera baza. 
Doja që të ishte vetëm kitara ajo që do më shoqëronte. Nëna ime ishte e shqetësuar për njerëzit që do takoja. Isha vetëm 13 vjeç dhe ajo kishte frikë për njerëzit që mund të takoja aty i vetëm. E binda se nuk do të ndodhte asgjë dhe që do të kthehesha në shtëpi para se të errësohej, por ajo donte me çdo kusht që gjyshi të mos m’i ndante sytë nga makina ku qëndronte në trotuarin tjetër. 
Herën e parë që dola në rrugë, shpresoja të takoja njerëz bujarë e që mund të arrija të mblidhja deri në 20 dollarë. Por pas disa orësh kisha bërë 200 dollarë. M’u duk sikur kisha zbuluar një minierë ari. Kur hyra në shtëpi dhe u thashë për atë që më kishte ndodhur. Ime më nisi menjëherë të më fliste për përgjegjësitë që kisha, të një llogarie bankare për të paguar universitetin dhe gjëra të tilla. Unë kisha një tjetër ide. Doja të shkoja në “Disney World”. Ajo pasi u mendua pak më tha: sigurisht që po. 
Duke ecur kështu nisa të hiqja mënjanë shumë para madje për të shkuar edhe me pushime. Isha i vendosur. Unë dhe ime më nuk kishim shkuar kurrë me pushime së bashku, përveçse në shtëpinë e gjyshërve në mal. “Disney World” gjithmonë më ishte dukur aq i pamundur sa fitimi i një lotarie. Fakti se ia dola mbanë vetëm duke i rënë kitarës e duke kënduar nuk ishte aspak keq. Gjithsesi unë vazhdoja të këndoja dhe të kisha sukses. Njerëzit ishin shumë të sjellshëm dhe tregonin që më vlerësonin. 
Thuajse të gjithë më linin dy dollarë dhe më thonin gjëra të këndshme. Kënga që pëlqente dhe prekte më shumë publikun tim ishte “Sarah Beth”, një pjesë e Rascal Faltts, që fliste për një vajzë të sëmurë me kancer. Shiheni në “YouTube” dhe pastaj më thoni nëse qatë apo jo si fëmijë. Edhe administratorët e dyqanit përreth zonës së teatrit ku unë këndoja më adhuronin, sepse falë muzikës, klientët qëndronin më gjatë. Po të ishte për ata, duhej të isha aty çdo ditë deri sa mbylleshin, por ishte verë dhe unë isha vetëm 12 vjeç. Doja të frekuentoja miqtë dhe të nisja të dilja me vajza. 
E ndieja veten gati dhe të rritur. Videot e xhiruara përpara teatrit ishin klikuar nga shumë njerëz në “YouTube”. Mamaja nisi të marrë telefonata të çuditshme nga të panjohurit: “A ka Justin ndonjë menaxher?”. Një ditë po shikoja videot që shumë turistë kishin hedhur në internet. Kishte me dhjetëra komente. Një ditë më erdhi një telefonatë nga shkolla. Një tip me emrin Scooter i kishte kontaktuar sepse kërkonte një djalosh nga ‘Stratford’. “Njerëzit e spektaklit nuk më bindin fare. Dua vetëm që ta lini të qetë djalin tim”, u përgjigj mamaja. Kështu Scooter u përpoq që të vihej në kontakt me ne. 
“Desha t’ju them se djali juaj ka vërtet diçka të veçantë. Mendoj se mund ta ndihmoj. Për më tepër, dua që djali juaj të mos  ndiejë keqardhje për asgjë”, i tha ai mamasë në telefon. “Mund të shkojmë në Atlanta te Scooter. ‘Disney World’ mund të presë”, më tha ajo. Mamaja ime dhe unë hipëm së bashku në avionin që do të ndryshonte jetën tonë në vjeshtë të vitit 2007. Gjithmonë avionët më ishin dukur si mjete që përdoreshin vetëm nga të pasurit. Për më tepër edhe Beyonce, Usher e Justin Timberlake më dukeshin si yje në qiell. Ekzistonte ndonjë mundësi që të bëhesha si ata? 
Scooter dukej i bindur dhe besonte se kjo mund të ndodhte, por ne dëshironim t’i mbanin këmbët në tokë. Kur zbritëm në Atlanta, Scooter erdhi të na merrte me një Mercedes ngjyrë lejla. “Nëse për ju s’ka problem mund të shkojmë në studion e Jermaine Dupri”, na tha. Shkruam drejt e atje. Ai ishte shumë i famshëm dhe në të kaluarën kishte ndihmuar shumë të rinj në rrugën drejt suksesit. 
Mbrëmjen e vitit të ri, në 2008-n, ishim ulur dhe po pyesnim se ç’mund të na sillte viti i ri 2008: “Sipas mendimit tim duhet të këndosh ‘With you’ të Chris Brown. E di që mund ta këndosh shumë mirë”, më tha Scooter. Tani të gjitha videot e mia në “YouTube” kanë më shumë se 1 milion fansa. Unë nuk do të harroj kurrë së falënderuari njeriun që u kujdes që të realizoja ëndrrën trime. Gjithçka nisi kështu.
shko