Fosil u gjet afër dhëmbëve të peshqve e të peshkaqenëve dhe supozohet se peshkaqenët ndoshta e kanë joshur të hynte në det e pastaj e kanë mbytur. Dinozauri i ri e ka marrë emrin Angolatitan adamastor, që do të thotë Divi nga Angola. Adamasotor është qenie kolosale nga mitologjia portugez, njofton Reuters.
Pothuaj njëkohësisht dhe krejtësisht në anën tjetër të botës është gjetur edhe një lloj tjetër i dinozaurit. Paleontologët kilianë kanë gjetur eshtrat e bimëngrënësit të gjatë tetë metra i cili ka jetuar në rajonet e shkretëtirës Atacama para 70 milionë vjetsh. Zbulimi Ky është zbulim i parë i dinozaurit në Kili. Emrin ia vunë Titanosauri kilean nga Atacama./kn