e premte, 1 prill 2011

Mount Nyiragongo vullkani vdekjeprurës më i rrezikshmi në Tokë

Mount Nyiragongo është vullkani vdekjeprurëse ndër më të rrezikshmit për Tokën.

Pavarësisht se shkencëtarët  nuk mund të përcaktojnë me saktësi periudhën se kur mund të shpërthejë ajo që

ata dinë me siguri janë pasojat apokalipti që mund të ndodhin nëse ai shpërthen dhe kjo sipas tyre është vetëm një cështje kohe para se vullkani, i cili ndodhet në Republikën Demokratike të Kongos ta shndërroi atë në një Pompei të kohës moderne.

Vatra e vullkanit më të rrezikshmëm në botë ka shpërthyher dy herë në vitet e fundit, duke shkatërruar një qytet të tërë dhe duke i detyruar banorët e zonës që të largoheshin.

Por tani, sizmologët besojnë se rreziku nuk është vetëm pranë qytetit, por direkt nën të.

Për rreth 20 vitet e fundit rajoni i Republikës së Kongos ka vuajtur nga lufta e vazhdueshme, ndërkohë që kërcënimi më i madh i vjen nga vullkani.

Sizmologu italian Dario Tedesco, i cili ka kaluar 15 vjet duke studiuar Nyiragongo me financim nga Bashkimi Evropian, ka luftuar për vite me radhë për të përqendruar vëmendjen e komunitetit shkencor mbi vullkan, ndërkohë që sipas bindjeve të tij nuk ka asnjë dyshim se vullakani Nyiragongo do të shpërthejë përsëri.

Sizmiologu italian ka thënë për National Geographic se qyteti Goma, i cili ndodhet në lindje te Republikës Demokratike të Kongos është qyteti më i rrezikuar në botë.

Historia sugjeron se studiuesi italian mund të ketë të drejtë. Në vitin 2002 më shumë se 15 milion kub lavë u derdhen në drejtim të qëndrës së qytetit Goma, duke shkatërruar mbi 14000 shtëpi si dhe duke zhdukur katet e para të banesave.

Ndërkohë në vitin 1977 lava e zgjuar e vullkanit vërshoi poshtë malit në më shumë se 60 milje në orë. Si pasojë disa qindra njerëz u vranë, edhe pse rrjedha ishte ngurtësuar para se të arrinte pjesën kryesore të qytetit.

Nyiragongo ka një sistem të ndërlikuar hidraulik, e përhapur si rrënjët e një pemë dhe cilësohet si vullkani më i rrezikshëm në botë./bw
shko