e premte, 1 prill 2011

Pitt-Jolie, pak romancë pa fëmijët

Si prindër të gjashtë fëmijëve, për Brad Pitt dhe Angelina Jolie duhet të jetë veçanërisht e vështirë që të gjejnë pak kohë për t’iu kushtuar vetëm njëri-tjetrit.
Megjithatë, ata përmbushën me sukses këtë “mision të pamundur”, ndërsa u shkëputën për një natë romantike, në resortin luksoz “Amangiri” në Utah.

Pitt fluturoi për në resort nga Nju Orlinsi, ku është duke xhiruar filmin e tij të ri “Cogan Trade”, ndërsa Jolie la gjithashtu pas impenjimet e saj, për t’u takuar me bashkëshortin në një moment të rrallë qetësie, në një oaz paqeje të rrethuar nga malet.

Me një avion privat, të nesërmen në mëngjes ata vizituan Liqenin Pauell dhe drekuan së bashku në një ambient piktoresk, përpara se Brad të rikthehej në Nju Orlins për të vazhduar xhirimet e filmit.

Një javë më parë, çifti deklaroi se është duke e shijuar në maksimum jetën e tij si prindër të gjashtë fëmijëve, me të cilët kaluan një javë pushimesh në Brazil./tch
shko