e enjte, 20 janar 2011

AAK do koalicion me PDK-në dhe LDK-në

Në tre vjetët e fundit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë partia më e zhurmshme opozitare që ka kritikuar qeverisjen e
koalicionit PDK-LDK. Për mandatin në vijim partia e Ramush Haradinaj do që të bashkëqeverisë pikërisht me këto dy subjekte politike.
Lajmin e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” nënkryetari i parë i saj, Blerim Shala.
Ai ka thënë se ka mbështetjen edhe të forumeve vendimmarrëse në AAK për ta promovuar koalicionin PDK-LDK-AAK.
“Në teori, sipas vlerësimeve të mia dhe tonave, ai opsion është koalicioni i gjerë PDK-LDK-AAK, me një mandat të qartë, me një funksionim të qartë, me një marrje të detyrave apo obligimeve, apo detyrimeve që të ndërrohet sistemi zgjedhor”, ka thënë Shala, duke shtuar se kjo formulë do të krijonte stabilitet ose një qëndrueshmëri afatmesme.
shko