e premte, 1 prill 2011

Gjermani, gjen gjarpër në WC

Në Hannover (Gjermani) një vajzë 7-vjeçare është tronditur shumë kur ka zbuluar një gjarpër në WC-në e saj.
Vogëlushja, në momentin që ka ngritur kapakun e WC-së ka parë gjarprin e llojit boa konstriktor dhe menjëherë nëna e saj ka lajmëruar policinë. Tentativat për të kapur boan nuk kanë patur sukses sepse gjarpri mund të jetë larguar nëpërmjet tubave të shkarkimit.

Sipas një veterineri, ky lloj gjarpri nuk është helmues dhe ka habitat natural ujin. Mendohet se gjarpri mund të ketë hyrë në WC-në e padronit të tij dhe duke kaluar nëpër kanalizime mund të jetë ngjitur në banjon ku e gjeti vogëlushja gjermane.

Nuk është mësuar ende se kush është pronari i gjarprit./tch
shko