e shtunë, 9 prill 2011

Mbrojtëse "hi-tech" për t'u dhënë fund simulimeve

Kompania britanike me bazë në Coventry, Smallfry, ka krijuar një palë mbrojtëse që do t'u japin fund simulimeve të futbollistëve gjatë ndeshjes, shkruan "Daily Mirror" të premten.
Mbrojtëset përmbajnë sensorë dhe magnete që do të zbulojnë ndikimin e ndërhyrjes së kundërshtarit. Ato informata më pas do t'u dërgohen arbitrave të ndeshjeve. Po ashtu do të tregohet edhe nëse futbollisti ka goditur veten për të mashtruar. 

Drejtori menaxhues i kompanisë Smallfry, Steve May-Russell, shpreson që këto mbrojtëse të futen në përdorim nga Federata e Futbollit të Anglisë e më pas edhe nga mbarë futbollistët në botë. 
"Çdo mbrojtëse ka nga dy sensorë. Njëri konfirmon kur futbollisti tjetër është afër, ndërsa tjetri konfirmon kontaktin. Kur të dy sensorët të ndizen, dërgojnë një alarm. 



Nëse futbollisti mundohet të mashtrojë dhe të godasë veten, atëherë sensori do të vërejë këtë", ka thënë May-Russell. 
Këto mbrojtëse janë provuar të enjten në një ndeshje amatore në Batersea Park të Londrës Jugore. 


Ish-arbitri i Premier Leagues, Jeff Winter, ka mirëpritur këtë zbulim. 
"Loja duhet të ndryshojë. Duhet të prezantohet teknologjia, si kjo e mbrojtëseve ashtu edhe ajo e sensorëve të vijës së golit. Duhet të evitohen të gjitha gabimet", ka thënë Winter./kn
shko