Presidenti francez Sarkozy ka kërcënuar redaktorin Frans Zhisbera pasi që ai ka publikuar një shkrim rreth marrëdhënieve dhe martesës me Karla Bruni. Atu theksohet se Sarkozy është këshilluar 24 orë para martesës me Karla Brunin, ku i është sugjeruar që të mos bëjë këtë martesë, pasi që Bruni ishte shoqëruar me personalitete të njohura si Eric Klepton, Mik Xheger, Donald Tramp, etj.
Zhisber ka shkruar në gazetë se për këtë ka pasur një telefonatë të keqe me presidentin. “Ky shkrim është i poshtër, do ta prishi fytyrën”.
Redaktori është përgjigjur: Ju me këtë po më kërcënoni?
Sarkozy: Po, e meritoni këtë. Nuk e di se a do të mund të më ndalë dikush. Si do të ishte sikur të thoja unë se gruaja e juaj është lavire dhe shkon në shtrat me shumë burra dhe se cila do të dëshironte seks me fëmijët e tuaj? Do ta shihni se çfarë do të ndodhë me ju.