Stefani Bon, 37 vjeç, nga Kolkester, punonjëse e kompanisë "Essex", punonte si asistente për burimet njerëzore dhe paguhej 7 paund në orë. Ajo postoi në "Facebook" këtë mesazh: "Drejtori i ri në LBG merr 4 000 paund në orë ndërsa unë 7. Është e drejtë kjo?" Pasi drejtori mësoi për këtë postim, ajo u pushua menjëherë nga puna.
Shefi i saj deklaroi se me postimin e bërë, Stefania ka dëmtuar kompaninë, ndësa ajo tha se nuk ka publikuar asnjë informacion konfidencial./io