1. Problemi me epshin. Dikush ka më shumë, e dikush më pak. Pas një viti të plotë në bashkëshortësi (ndoshta edhe më herët), njëri prej partnerëve mund të gjendet në situatë të pa lakmueshme, kur nevojat e tij nuk janë përmbushur.
2. Frustimi i ka rrënjët në mllefin kur nuk e marrim atë që e dëshirojmë. Kjo mund të shkaktoj që njëri partner të mllefoset ndaj tjetrit, që pa dyshim se nuk i kontribuon seksit. Do të sillemi në rrethin vicioz “nëse nuk më jep atë që dua, as unë nuk do të jap atë që ti dëshiron”. Pasojat mund të jenë shumë të më mëdha se kënaqësia seksuale.
3. Mbikëqyrja. Me dëshirën që partneri të ndryshoj sjellje e tij ( që të na kënaq) fillojmë të mbikëqyrim sjelljet e tij. Por nuk jemi të vetëdijshëm se sa më shumë bëjmë këtë, aq më shumë e dëbojmë nga vetvetja. Hidhërimi dhe distancomi marrin kontrollin dhe e dërgojnë seksin kah beteja.
4. Bëhet kaosi. Çka ndodhi ? Çfarë ndryshoj ? Pse më nuk më donë ? Çfarë të bëjë që ta ndryshoj ? Sa gjatë mund të përballoj kështu ? Lajmërohen pyetje që nxisin pyetje të tjera, kurse përgjigjet janë iluzore.
5. Humbja e vetëbesimit. Humbet tërheqja e ndërsjellë. Prekjet dhe fjalët e ëmbla mbesin e kaluar. Mbizotëron turpi dhe ndjenja e fajësisë.
6. Pyetjet morale: E çmoni bashkëshortësinë e juaj dhe dëshironi ta ruani, por vazhdimi i tij pa intimitet , erotikë, ju duket i pa përballueshëm. Situata është shumë e mirë që të shkoni dhe shumë e keqe që të mbeteni. Çfarë të bëni ?
7. Mendoni për aventurë. Si do të duket të jeni me vikend që ju dëshiron. A do të mund ta bëni këtë ? Nëse ju zënë ? A është kjo mënyra për të shpëtuar bashkëshortësinë ? Vetëm mendimet për këtë mund të jenë të tmerrshme, meqenëse, për shumicën ky është fundi i ëndrrave.
8. Ku të kërkojmë ndihmë? Me kënd të bisedoj ? Me mamanë, vëllain, motrën, mikun, këshilltarin...? A do të vinte edhe partneri me ju ? Kurrsesi këtu mos i ngatërroni fëmijët ! Megjithatë duhet të bisedoni me dikë, meqenëse mbyllja në vetvete është shumë më e rëndë.
9. Dëshironi zgjidhje. Problemi ka prekur fundin. Prandaj ka nevojë për pak kujdes dhe ta kuptoni situatën, meqenëse mënyra joreale vetëm sa do të ashpërsoj rrethanat.
10. Shqetësimi se lidhjes po i vjen fundi. Në mendjen e juaj nisë të shtrihet ndjenja e humbjes. Ka nisur paniku.
Në fakt, mungesa e intimitetit është shkaktarë i të gjitha problemeve të tjera, ndërkaq mosgatishmëria për zgjidhjen e tyre mund t;’ju sjellë deri te shkatërrimi i lidhjes. Jo vetëm në shtrat, por në përgjithësi ën jetë jemi në rrethin për të cilin nuk jemi të vetëdijshëm.
Rrethin e mbyllur e tejkalojmë me vetëdijesim. Duke pasur vështrim real për tërë situatën. Personi i tretë mund të ketë vështrim tjetër ndaj tërë situatës dhe mund të ndihmoj ta tejkalojmë nyjen e gordit në të cilin po mbysim veten dhe partnerin./q.i