Pa dyshim se bëhet fjalë për yndyrën. “Yndyra grumbullohet në gjinj, si në thithka, ashtu edhe në pjesë të tjera. Mua nuk më befason ndryshimi shpeshtë i përmasave trupore të femrave”, ka thënë profesori Michael Baum, ekspert për kancerin e gjinjve, i cituar nga “Daily Mail”.
Por, çfarë po ndodhë me femrat që kanë gjinj shumë të madhej, kurse pjesët e tjera të trupit i kanë më të imta?
Dr. Marilyn Glenville, nutricioniste, specialiste për shëndetin e femrave dhe hormonet thotë se nuk është në pyetje vetëm yndyra, por edhe vet rritja e indeve të gjinjve.
“Duhet të analizojmë se çfarë e nxitë rritjen e indeve të gjinjve- ky është estrogeni, një hormon i femrave. Estrogeni është ai që ndryshon trupin tonë gjatë pubertetit”, thotë Glenville.
Sipas mendimit të saj, për rritjen e gjinjve përgjegjës janë edhe “mjetet stimulative” që femrat i shfrytëzoj përditë. Gratë e tashme janë fëmijë të nënave të gjeneratës së parë me pilula për kontracepsion , kurse ato edhe vet i shfrytëzojnë.
Më pastaj është shtatzënia dhe dhënia gji e fëmijëve, të cilat ndikojë pozitivisht meqenëse kontrolloj në hormonet që shkaktojnë rritjen e gjinjve. Po ashtu është e pamundur shmangia e hormoneve, meqenëse ato mund t’i gjejmë edhe në artikujt që i përdorim çdo ditë, si është qumështi i lopës.
''Pesticidet, plastika dhe kozmetika janë shqetësimet më të mëdha. Të njëjtë janë edhe parfumet, shmikat dhe kremat që shfrytëzojmë”, ka thënë Glenville, për të shtuar se “Ato i vendosim në lëkurë, shpesh drejt në gjinj. Në këtë mënyrë lëkura thithë materie kimike. Nuk është e pamundur që pikërisht kjo nxitë rritjen e indit të gjinjve”.
" Po ashtu, pas të gjithash kemi edhe një jetë pasive , çka do të thotë se metabolizmi ngadalë i procesion të gjitha ato hormone”, përfundon doktoresha. /Qendra/