Me 5 hapa ju mund ta bëni një mashkull të cmendet pas jush. Lexoni më poshtë se cilat janë ato.
1. Jepini mashkullit që doni të joshni të gjithë vëmendjen tuaj. Bëjeni të kuptojë që është mashkull i vetëm që ekziston mbi tokë. Bëjeni të ndjehet i fortë, i rëndësishëm, thuajini se prania e tij ju bën të ndiheni të mbrojtura. Menjëherë do të rrëzohet në këmbët e juaja.Kur jeni në shoqërinë e të tjerëve mbështeteni dhe mbrojini me zjarr pikpamjet e tij, edhe pse mund të mos i mbështesni. Kjo do ta bëjë të ndihet i sigurtë me ju dhe i vlerësuar kur është i rrethuar nga njerzit e tjerë,2. Edhe veshja ka rëndësi. Me siguri do ta tërhiqni nëse pamja e juaj është e një vajze të mbarë dhe të pafajshme, por gjithmonë më një detaj joshës në mënyrë të pandërgjegjshme, si për shembull një bluzë e ngjitur pas trupit, këmbët e zbathura, por shumë të kuruara, një fije barku që del jashtë që herë duket e herë nuk duket. Bëni sikur nuk jeni e vetëdijshme për anën tuaj joshëse.
3. Thireni shpesh në emër, mbi të gjitha në fillimet e njohjes suaj.Do t'i pëlqejë fakti që ia mbani mend emrin dhe keni fituar kaq shumë kofidencë me të. Kërkojeni sapo të largohet nga grupi dhe mos hezitoni ta përkdhelni ëmbëlsisht. Prekini faqen, putheni në ballë, por kujdes... ai nuk duhet të kuptojë nëse këto janë gjese miqësie apo të diçkaje tjetër... mundohuni ta zgjasni sa më tepër këtë dyshimin e tij.
4.Luani me intonacionin e zërit. Pëshpëriti fjalë të ëmbëla më zë të ulët, më mirë më zë paksa të ngjirurr që pastaj të vazhdoni një diskutim serioz, të cilin do ta ndërprisni me një buzëqeshje joshëse, falë së cilës do të nxirrni në pah ëmbëlsinë tuaj, ndoshta edhe duke hedhur kokën pas.... Mos u habisni. Juve mbase ju duket e pamundur, por kjo do ta bënte atë të joshej nga ju.
5. Kur ta kuptoni se ai ka rënë në rrjetën tuaj, që i keni tërhequr vëmendjen nuk nuk do gjë tjetër veçse të rri pranë jush atëherë... filloni ta evitoni. Kjo do ta bëjë të çmendet pas teje vetëm që të jetë me ty.