e enjte, 16 shtator 2010

17 vdekjet me te cuditshme ne bote

Nga vdekja duke përqafuar reflektimin e hënës e deri tek ajo nga mjekra e gjatë.


Edhe pse askush nuk do të flasë për vdekjen, ajo është e pashmangshme. Nëse dëgjoni psikologët, ata do t’ju sugjeronin të flisnit sa më shumë për të, në mënyrë që të largonit çdo lloj fobie të krijuar më kot. Të tjerët e trajtojnë vdekjen nga një këndvështrim tjetër, duke bërë shaka me të. E vërteta është se kur ajo vjen, ne nuk do të jemi të vetëdijshëm për të, kështu që nuk ka arsye pse të trembemi nga diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë. Përgjegjësia jonë është të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë pjesën tonë.



Agjencia e lajmeve “Neatorama” ka përzgjedhur 17 vdekjet më të çuditshme në histori. Me siguri ju keni dëgjuar për raste të shumta edhe më qesharake dhe të pakujdesshme, por këto janë disi më të veçanta. Ndoshta pasi t’i keni lexuar do të mendoni ndryshe për jetën. Me siguri do të qeshni dhe vdekja nuk do t’ju duket më dhe aq e frikshme, por qesharake. Atëherë do ta vlerësoni edhe më shumë jetën duke treguar kujdes, që të mos merrni shembullin e personazheve të përmendur këtu. Poeti kinez Li Po donte të përqafonte pasqyrimin e hënës në lumë. Askush prej njerëzve të arsyeshëm nuk do ta provonte, por natyrisht që ai ishte i dehur. E dinit se legjenda e Rusit Rasputin është se kanë tentuar ta vrasin në shumë raste, dhe gati në të gjitha prej tyre ka mbijetuar? Avokatët që përpiqen t’ia demonstrojnë situatën e vrasjes jurisë duhet të tregojnë kujdes me armët, pasi Clement Vallandigham përdori një armë të mbushur, ndërsa shfajësonte të pandehurin e tij. Në disa prej tyre pakujdesia ka ndodhur nga vetë viktimat, si në rastin e goditjes së kasafortë me këmbë apo hedhjes nga kulla Eifel me pallto-parashutë, por në raste të tjera njerëzit kanë vdekur edhe nga ironi të fatit. Për shembull, Bobby Leach ka rrëshqitur në një lëkurë portokalli. Me siguri ju tregoheni të kujdesshëm kur shihni një lëkurë bananeje në rrugë, që këtej e tutje tregoni kujdes edhe nga lëkura e portokallit.
 


1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës

Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqet të përqafonte reflektimin e hënës në lumë. 




2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë

Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga shkretëtira

Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit, dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë

Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma u bë avokat i suksesshëm që radhë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijuar për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh

I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët. 



9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagaras mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.

10. Franz Reichelt
Vdekje nga moshapja e palltos parashutë

Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla Eifel. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tre herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën, dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland, është njeriu i vetëm që është vrarë nga një shesh bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht, 1920, gjatë një loje kundër “New York Yankees”, Carl Mays i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.

13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli

“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator, 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.

14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t’i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje 

Jerome Irving Rodale ishte një idhtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.

16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor, 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.

17. Elvis Presley
Vdekje në banjë

Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në WC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.





shiko edhe: 


6 Reklamat e Ndaluara!

shko