Kështu nisë shkrimi “Arsye për të besuar” i revistës prestigjioze, The Economist. Aty flitet për qëndrimet e Surroit në raport me negociatat e paralajmëruara mes Prishtinës e Beogradit. Gjatë një ligjërate në Chatam House në Londër, Surroi ka ndarë mendimet e tij për zhvillimet në Ballkan, veçmas marrëdhëniet Serbi – Kosovë, duke thënë se përpjekja e Serbisë për ta quar cështjen në GJND ka pasur për qëllim ta shndërrojë çështjen në legale, para se trajtoj politike.
Ndërsa tani, ka thënë Surroi, sërish Serbia po e kthen çështjen në politike.
Serbia ka një marrëdhënie kontraktuale me BE-së dhe gradualisht po ecën drejt anëtarësimit duke e avancuar pozitën e saj, ndërsa Kosova është subjekt i një protektorati të butë dhe kjo nuk ëstë e mirë për prodhimin e dialogut, shkruan The Economist, duke transmetuar fjalët e Surroit.
“Të dyja vendet duan gjëra të ndryshme: Kosova dëshiron bisedime për serbët e Kosovës në veri dhe rolin e BE-së në rajon, përderisa Serbia po e kundërshton vendosjen efektive të EULEX-it në terren. Serbia poashtu dëshiron bisedime për statusin e Kosvoës. Kështu që sëpari duhet të ketë bisedime për bisedimet”, thotë Surroi./indeksonline