Ky veprim nuk është as i izoluar e as i papritur, por është pjesë e një procesi tërësisht të dëmshëm dhe degradues, i cili ka filluar që nga marrëveshja e Fatmir Sejdiut me Hashim Thaçit për të krijuar një koalicion dhe qeveri të tillë. Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës e kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë të përsëritur, thuhet ne komunikate.
Sipas AAK, ky koalicion e ka dëmtuar Kosovën dhe se ky lidership e ka degraduar vendin, si në aspektin kushtetues, të imazhit të vendit si në atë zhvillimor.
Gjendja e tanishme vjen si rrjedhojë e një qeverisjeje të keqe, e cila e ka mbajtur dhe po vazhdon ta mbajë peng vendin, përmes shkeljes së përsëritet të ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës.
Në vend se Kosova të merret me çështje jetike për të ardhmen e vendit si njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, ne po merremi me ngjarjet si ato të Rahovecit, Zanzibarit, bastisjet në qeveri, tenderimet në kundërshtim me ligjin, vjedhja e pa mëshirshme të vendit, veriu i vendit, shitjet e pasurisë kombëtare dhe aseteve fitimprurëse, janë vetëm disa nga dëmet që ia kanë bërë vendit. Ky koalicion e dëmtoi rëndë demokracinë e brishtë në Kosovë.
Duke u shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, iu mundësua koalicionit PDK-LDK, në krye me z. Hashim Thaçi dhe z. Fatmir Sejdiu, që të ushtrojë vazhdimisht qeverisje të Qeverisë pa ligj, që në vend të sundimit të ligjit, Kosovës i ofroi regjim jodemokratik.
