Por ja që na ndodh shpesh që këtë këngëtare ti shohim të veshura me të njëjtën veshje në koncert, në emisione të ndryshme ku janë të ftuara, apo nëpër fotot që realizojnë për revista të ndryshme. E radhës që ka bërë një gafë të tillë ka qenë dhe këngëtarja kosovare Nora Istrefi, e cila në setin më të fundit fotografik një ndër veshjet e zgjedhura ka qenë qenë një fustan i shkurtër, i ngushtë me ujëra, shoqëruar më një palë çizme të zeza më shumë tak. Duhet thënë që veshja i shkon shumë dhe duket mjaft seksi. Megjithatë me format që ka mund të kishte gjetur një tjetër fustan që ta tregonte po aq seksi dhe mos të shkonte në dasmën e kolegut Blero me të njëjtin fustan që kishte dalë gjatë gjithë javës nëpër revista, gazeta dhe internet. Mendojmë se ky nuk ka qenë një veprim aspak i mençur nga ana e saj, pasi si person publik që është tashmë duhet ta dijë rregullin:
Kurre mos u paraqit në një ambient ku ka kamera dhe fotograf me të njëjtën veshje dy herë!
