Margulis do të paraqesë linjën për kujdes të fytyrës “RevitaLift”, ka bërë të ditur të dielën revista “People”.
“Gjithmonë kam konsideruar se lëkura ime është aduti më i madh, pasi kam pasur shumë fat – nuk kam pore të zgjeruara. Po ashtu, gjithmonë i jam shmangur diellit”, ka shpjeguar aktorja 44-vjeçare.
Reklamat, në të cilat do të paraqitet Julianna Margulies, janë paraparë për vitin e ardhshëm, në shtyp dhe televizion.
