Kryetari Sejdiu dhe kryeministri Thaçi marrin pjesë në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili do të mbahet prej 20 deri më 25 shtator.
Në këtë sesion merr pjesë edhe kryetari i Serbisë Boris Tadic. Pjesëmarrjen në këtë sesion e kanë paralajmëruar edhe kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, të cilët pritet të bisedojnë me autoritetet e larta të vendeve, të cilat deri tani kanë
hezituar dhe ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë komisarja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Ashton shpreson në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të ketë rastin t’i kuptojë qëndrimet e autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë në lidhje me bisedimet / Radio Kosova e Lirë