e shtunë, 18 shtator 2010

E vertetuar! Femrat flasin shume

Paragjykim mashkullor? Aspak, kjo është fjala e një shkencëtareje femër që sapo ka publikuar një libër befasues mbi karakteristikat e trurit mes meshkujve dhe femrave, duke treguar se gratë flasin tri herë më shumë se meshkujt në ditë. 


Në të vërtetë përfundimi nuk është nxjerrë nga ndonjë shkencëtar mashkull, por nga një shkencëtare e famshme femër. Neuropsikiatre dhe drejtoreshë e një klinike në San Francisko, sapo ka publikuar në librin e saj të fundit "The Female Brain" (Truri femëror), rezultatet e një kërkimi të gjerë për diferencat mes sekseve të bazuara mbi ndryshimet në fiziologjinë cerebrale. Testi, ambicioz dhe shumë i detajuar në dhënien e rezultateve, përball diferencat mes trurit mashkullor dhe atij femëror, duke arritur në përfundimin tronditës se femrat flasin tri herë më shumë se meshkujt. Kështu, duke analizuar të dhëna të hollësishme, neuropsikiatrja tregon se truri i meshkujve dhe ai i femrave "është i ndryshëm nga natyra".

"Gratë kanë një autostradë me tetë korsi për të shprehur emocionet e tyre, ndërsa meshkujt e kanë të barabartë me një rrugë fshati", tregon në mënyrë figurative doktoresha. Në fakt, nuk është për t‘u habitur me rezultatin se mesatarisht gratë flasin tri herë më shumë se meshkujt, 20 mijë kundrejt 7 mijë fjalë, por me faktin tronditës se gratë duke folur shumë ndiejnë kënaqësi të njëjtë me atë të thithjes së kokainës. Po ashtu, përbërja kimike cerebrale nuk është e njëjtë mes dy sekseve sipas neuropsikiatres amerikane. Gjithashtu, nga studimi u pa se gratë flasin më shpejt se meshkujt dhe për ta bërë këtë vënë në punë më shumë qeliza cerebrale. Në fakt, komunikimi nuk kufizohet vetëm te të folurit, por edhe te të dëgjuarit, i cili është trajtuar gjerësisht në libër. Sipas saj, testosteroni, përgjegjës për "heshtjen mashkullore" influencon edhe në kapacitetin për ta dëgjuar tjetrin me kujdes. Ndoshta një mekanizëm mbrojtjeje dhe seleksionimi natyral kundër "grave llafazane"? Në të vërtetë një tjetër zonë në tru është më e zhvilluar te meshkujt: kapaciteti për të menduar për seksin. Në këtë pikë situata ndryshon: "burrat, zonën në tru, ku mendojnë për seksin, e kanë të barabartë me një aeroport të madh ndërkombëtar, ndërsa gratë sa një pistë të vogël në një provincë për parkimin e automjeteve". Ndoshta në këtë ndryshim të rëndësishëm mes llojeve duhet kërkuar edhe pjesa e ndryshimeve komunikuese. Kështu, burrat mendojnë për gjëra për të cilat nuk mund të flasin shpesh, dhe për të cilat mjaftojnë pak fjalë. Përfundimi në testin e zhvilluar nga mjekja amerikane në fakt nuk është pritur pozitivisht në botën akademike. Shumë studiues kanë avancuar kritikat mbi tezat e zhvilluar nga neuropsikiatrja amerikane, duke e konsideruar rolin e testosteronit më pak vendimtar në fiziologjinë cerebrale. Sipas këtyre studiuesve, diferencat mes personalitetit mashkullor dhe atij femëror janë të kushtëzuara nga kushtet sociale në të cilat qeniet njerëzore rriten. Deborah Cameron, profesoreshë linguistike në Universitetin e Oksfordit, mendon se nuk ekzistojnë diferenca të mëdha për sa i përket aktivitetit komunikues verbal: "Nëse do të mblidhen më shumë të dhëna dhe do të zhvillohen më shumë studime, do të zbulohet se janë të vogla diferencat mes sasisë së fjalëve të thëna nga burrat dhe meshkujt".

Të tjera studime

Janë vetëm 546 fjalë që i ndajnë femrat nga meshkujt. Dikush mund të thotë që ato janë vendimtare, por matematika nuk është as ideologji e as politikë: zonjat artikulojnë në ditë vetëm 546 fjalë më shumë në krahasim me meshkujt. Një grup psikologësh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizonës ka shqyrtuar regjistrimet e debateve të 400 studentëve, gjysma meshkuj e gjysma femra, të periudhës nga viti 1998 deri në 2004. Regjistrimet janë realizuar falë një aparati të veçantë të mbajtur nga pjesëmarrësit, i cili hynte në funksion në mënyrë të papritur. Duke bërë një llogaritje të zakonshme, femrat qëndrojnë më përpara sesa meshkujt, me 16215 fjalë kundrejt 15669 të meshkujve. Por, sipas statistikave, kjo diferencë nuk mund të jetë përfundimisht domethënëse. Rezultate të kënaqshme janë vënë re edhe nga një individ te tjetri, meshkuj e femra: personi më elokuent ka folur gjatë një dite 47 mijë fjalë, ndërsa më i spikaturi arrin të "llomotisë" diçka më shumë, ose më pak se 500 fjalë. Nëse meshkujt mund të mbeten të mahnitur nga rezultatet e publikuara nga studimi i amerikanëve, gratë mbështesin faktin se bisedat e tyre për veshjet, fëmijët, kuzhinën, dashurinë, korrespondojnë pak a shumë me futbollin, makinat dhe motorët, palestrën, futbollin, kompjuterët dhe elektronikën, futbollin. Libri "Truri femëror", ka ndezur shumë debate pas publikimit të tij. Ai pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal. Progesteroni dhe testosteroni janë elementet bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme. Për shembull, impulset e adoleshentëve, si pasioni për mesazhet, apo për të bërë shoping, tërheqja për kukullat, apo ajo për makinat, mendimi për seksin, të gjitha këto mund të shpjegohen me këtë fakt. Për neuropsikiatren, femrat flasin trefish më shumë në krahasim me meshkujt, 20 mijë kundrejt 7 mijë fjalëve dhe ky është një tipar biologjik. Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat. Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar femrës. Emocionet
shko