e martë, 21 shtator 2010

Ben Affleck: Kurre film me Jenniferin

Ben Affleck ka bërë të ditur se kurrë nuk do të bëjë film më bashkëshorten e tij Jennifer Garner.
Aktori 38-vjeçar i “Good Will Hunting”, i cili është i martuar me aktoren Garner qe pesë vjet, besohet të jetë ndjerë i trembur nga aktrimi i përbashkët në film me partneret e jetës reale, pasi që ka në vitin 2003 ka bërë filmin “Gigli” me në atë kohë ish të dashurën Jennifer Lopez.

Aflleck deklaroi për revistën “Us Weekly” se “Jen është një aktore shumë e mirë. Do të ndihesha thellësisht me fat të punoja me të. Por diçka më thotë që njerëzit nuk duan të shohin çiftet e jetës reale bashkë edhe në filma”.
“Mendoj që audiencat e kanë vështirë të anashkalojnë mosbesimin. Ata tashmë dinë shumë gjëra për lidhjen që ti ke me personin tjetër dhe nëse provon ta futesh veten dhe person tjetër në një lidhje të trilluar, mendoj që bëhet mjaft shqetësuese”, kishte deklaruar Affleck për revistën “Time”.
shko