Dhe kjo nuk përfshin numrin në rritje të fëmijëve që kanë probleme me sytë për shkak të pajisjeve elektronike.
Në se kalon më shumë se tre orë në ditë përpara kompjuterit apo një terminali elektronik, ke një farë niveli të asaj që mjekët e quajnë Sindroma e Shikimit në Kompjuter. Dr. Rachel Bishop është shefe e shërbimeve të konsulencës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në Uashington.
"Kjo nuk dëmton sytë, nuk shkakton sëmundje të zakonshme si glakoma apo diabeti, nuk është sëmundje si këto. Ajo shkakton tharje të sipërfaqes dhe shpërqendrim të syrit". Dr. Bishop thotë se studimet tregojnë se njerëzit nuk i mbyllin sytë aq shumë kur janë të përqendruar në kompjuter dhe kjo shkakton tharje dhe lodhje të syve.
"Ka një muskul në sy që përqendron syrin në çfarëdo që sheh. Kompjuteri është më larg sesa libri zakonisht dhe në se përqendrimi vazhdon për orë të tëra, muskuli lodhet". Dr. Duenas thotë se sindroma mund të shkaktojë ulje të rendimentit tek të rriturit dhe paaftësi tek fëmijët e shkollave.Mjekët pohojnë se parja e një ekrani elektronik është ndryshe nga ajo e një materiali të shtypur. Materialet e shtypura kanë kontrast më të madh ndërsa ekrani elektronik është më i vështirë për tu sjellë në fokus dhe kërkon më shumë mundim. "Kjo ka të bëjë me optimalizimin e kontrastit, të dritës dhe uljen e shqetësimeve nga rrezatimi që mund të sforcojë sytë". Mjekët thonë se disa hapa të thjeshtë mund të zgjidhin disa probleme. Për shembull syzet optike. "Janë syze që quhen profesionale janë ato që në vend të distancës tradicionale që kanë syzet për të lexuar afër apo larg, ato vendosin distancën e kompjuterit lart pasi aty përqendrohet shikimi dhe ato për të lexuar poshtë". Mjekët rekomandojnë përdorimin e lubrifikantëve për sytë dhe çlodhjen çdo 15 minuta si dhe një gjë tjetër. "Lartësia e kompjuterit është e rëndësishme. Ai duhet të jetë rreth 10 presje 2 centimetra poshtë rrezes së shikimit. Nuk duhet të ngresh kokën për të parë kompjuterin". Megjithëse zgjidhja duket e thjeshtë, mjekët presin që sindroma e shikimit në kompjuter të përkeqësohet ndërsa gjithnjë e më shumë filma dhe programe televizioni janë tani në internet dhe ka një numër në rritje të pajisjeve të vogla elektronike.

