e martë, 14 shtator 2010

Rafael Nadal fiton US OPEN 2010

Rafael Nadal fiton US OPEN 2010
Martë, Shtator 14, 2010
Nadal mposht Djokovicin në finalen e Grand Turneut US Open dhe kështu bëhet lojtari me i ri në historinë e tenisit që fiton të gjitha Grand turnet në karrierë.
foto nga syfy.com
U desht të kalojnë dy ditë dhe të pret dy orë për shkak të rreshjeve të shiut, për të fituar në fund titulin US Open për herë të parë dhe për tu bërë njeriu i shtatë në histori që arrin ti fitojë të gjitha Grand Slemat në karrierë.

Nadal u bashkohet emrave si Fred Perry, Don Budge, Rod Laver, Roy Emerson, Andre Agassi dhe së fundi Roger Federer që fituan të katër titujt kryesor në karrierë, Nadal poashtu bëhet tenisti i parë që arrin të fiton brenda një stinori në Paris, Londër dhe New York, qënga viti 1969 kur këte e kishte arritur Rod Laver
Nadal triumfoj me rezultat 3-1 ne sete 6-4, 5-7, 6-4, 6-2. Ishte një duel i fortë, të dy tensitet luftuan shumë deri në pikën e fundit por Nadal arriti të fiton në momente kyqe të lojes ku me goditjet e tij u dëshmua se me merite është i ranguar nr. 1 ne botë.
"Është ndjenjë e mrekullueshme të fitoj ketu sonte. Kjo fitore ndaj një lojtari si Djokoviv ishte shumë e veshtirë, duelet tona të ndërsjella tregojnë se kam humbur nga ai shpesh, dhe për këtë ndjehem i lumtur që arrita ta mposhti sonte duke luajtur lojen time më të mirë në US Open në momentin më të duhur ” - tha ne fund Nadal.
shko