e enjte, 16 shtator 2010

Ska paralajmërim për lëshime nga Athina


Ndërmjetësuesi Methju Nimic nuk ka parashtruar propozim të ri për Maqedoninë, ndërsa nga Greqia nuk ka kurrfarë konfirmimi se heq dorë nga "erga omnes".

Këtë e deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve që t'i komentojë shkrimet në mediat greke për propozim të ri nga Nimici dhe për gjoja lëshime nga Qeveria e Papandreut.

"Në Greqi praktikisht filloi fushata për zgjedhje vendore, kështu që duhet të përmbahemi nga pranimi i lehtë i tezave që shfaqen në gazetat e tyre në lidhje me emrin. Kjo nuk do të thotë se duhet të përjashtohen nga analizat tona dhe komentet e përditshme, por të pranohen me rezervë", deklaroi Gruevski, duke u përgjugjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të edicionit "Përkthim i veprave letrare të fituesve të Çmimit Nobel për letërsi" në BUK "Shën Klimenti i Ohrit".
shko