e hënë, 4 tetor 2010

Zemërimi gjatë shtatzënisë I bën dëm zemrës së foshnjës

Foshnjat, nënat e të cilave kanë qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive, kanë ritëm të rregullt të zemrës, ka treguar një studim nga Universiteti I Saseksit

Gratë, të cilat gjatë shtatzënësisë kanë sulme të shpeshta të zemërimit, fëmijën e tyre të palindur e sjellin në rrezik nga sëmundjet e zemrës, Studiuesit thonë se zemërimi dhe sulmet e hidhërimit, siç janë përplasja e dyerve, britmat, hedhja e gjërave, e të ngjajshme, mund të ndikojnë në zhvillimin e zemrës së fëmijës. Foshnjat, nënat e të cilave kanë qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive, kanë ritëm të rregullt të zemrës, ka treguar një studim  nga Universiteti Saseksit. Në këtë studim kanë marrë pjesë 49  shtatzëna të moshës mes 22 dhe 39 vjece. Të anketuarat u janë nënshtruar testimit me të cilin është konstatuar se si reagojnë ndaj situatave të pakëndshme, a janë afektive dhe nëse kanë sulme të pakontrolluara të zemërimit. Gati gjysma e të anketuarave, më saktësisht 22 prej tyre, kanë hyrë në kategorinë e të ashtuquajtur ‘’shtatzëna të zemëruara’’. Pas lindjes të gjithë fëmijët u janë nënshtruar ekzaminimeve të cilat kanë treguar se femijët e nënave të zemëruara, kishin potencial më të dobët bioelektrik të muskulit të zemrës. Për ta shmangur stresin gjatë shtatzënësisë dhe për të mbrojtur frytin, studiuesit u sygjerojnë atyre jogën dhe momente më të shpeshta të relaksimit.
shko