e diel, 19 shtator 2010

AAK; Po luajne me qytetaret


Zyrtarë të AAK-së kanë vlerësuar se draftligji mbi Prishtinën është një dokument i cili nuk rregullon shumicën nga çështjet të cilat do t’jua mundësonin qytetarëve të Prishtinës një jetë më të mirë. 


Sipas Besnik Tahirit, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, aktualisht ky ligj rregullon çështje të natyrës së përgjithshme dhe nuk përcakton të drejta dhe privilegje specifike, të cilat çdo kryeqytet i
gëzon përmes ligjeve të veçanta e që në këtë rast pretendohet t’i përmbajë draftligji mbi Prishtinën. Tahiri tha se maratona e papajtueshmërisë dhe lojës së turpshme politike me këtë draftligj jetik për kryeqytetin, midis qeverisë qendrore të vendit dhe asaj komunale, e ka çuar Prishtinën drejt një kolapsi të vërtetë. “Vetëm në saje të kësaj papërgjegjësie, kryeqyteti i Kosovës, pati humbur rreth 15 milionë euro, gjë që do të ishte humbje e madhe për cilëndo kryeqendër të Evropës, e lërea më për Prishtinën”, ka thënë ai, duke shtuar se ky ligj i politizuar midis PDK-së dhe LDK-së, në këtë formë dhe përmbajtje është shumë i padobishëm për Prishtinën
shko