Foto: Nenad Dugi/Cropix |
Disa pjesë të Lubjanës janë plotësisht nën ujë, gjithashtu edhe disa fshatra përreth. Pa energji elektrike kanë mbetur më shumë se 3000 banorë të Ljubljanës.
Shiu filloj të bjerë në mengjes dhe gjatë natës u rrit niveli i ujit në të gjithë lumenjtë. Në perëndim të Sllovenisë shiu u ndal, si dhe së shpejti pritet të ndalet në pjesën tjetër të vendit. Situata në Lubjanë ka filluar të përmirësohet.
Një valë e përmbytjeve pritet të përfshijë edhe Zagrebin rreth orës 22-24, kur niveli i ujit do të rritet në rreth 450 centimetra dhe të stabilizohet në atë nivel. / INDEX.HR