e diel, 19 shtator 2010

Vala e ujit arrin në Zagreb!

marrë nga index.hr

Niveli i ujit në Sava në Zagreb për 50 vjet nuk ishte aq i lartë sa sot. Në mesditë u mat 427 centimetra, dhe niveli i ujit do të rritet. shërbimet kompetente janë të gatshëm për një valë të ujit që mendohet se do të përfshinë Zagrebin rreth orës 22-24, kur niveli i ujit do të rritet në rreth 450 centimetra dhe të stabilizohet në atë nivel.
"Ne besojmë se nuk është ndonjë problem. Do ta mbijetojmë këtë valë me sukses me që ne tashmë ishim të gatshëm për një gjë të tillë" siguroi banorët drejtori i përgjithshëm i ujrave kroate  Jadranko Husarić në një konferencë për shtyp në mjediset e Mbrojtjes Kombëtare dhe ShpëtimitAi theksoi se situata është shumë më keq në Slloveni se sa në Kroaci, në Lubjanë ra 317 litra shi për metër katror, ndërsa në Zagreb ra vetëm 80 litra për metër katror.


marrë nga index.hr
Trafiku i vështirë për shkak të shiut dhe përmbytjet
Auto Klubi kroat paralajmëron shoferët që për shkak të shiut të rëndë nëpër rrugë ka disa dhjetëra centimetra ujë. / index.hr /
shko