I përzgjedhuri i Artës, Daniel Mulloy, është 33 vjeç dhe si profesion ka regjinë, skenarin si dhe punon si producent filmik.
Aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi momentalisht është duke jetuar në Angli. Ajo është në lidhje dashurie me regjisorin Daniel Mulloy.
Arta ka qenë e pranishme në Prishtinë për disa ditë me qëllim të disa obligimeve familjare, duke shfrytëzuar rastin që të marrë pjesë edhe në fejesën e vëllait të saj, Gencit.
Pasi u bë e famshme falë rolit të Lornës, ajo tashmë është shumë e angazhuar në realizimin e disa filmave, që pritet të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm. Ndër ta, filmi “Baby”, nën regji të bashkëshortit të saj ku Arta do të luajë rolin e “Amirës” së bashku me aktorin Daniel Kaluuya dhe do të jetë aktorja e parë shqiptare që shfaqet në ekran me një aktor me ngjyrë, si dhe tek filmi “Late Bloomers”, nën regji të Julie Gavras, aktorja do të luajë rolin e ‘Mayas”.