e shtunë, 6 nëntor 2010

Behrami shënoi gol në Birmingham

Në ndeshjet e sotme të Premier League të Anglisë, ndër dy rezultate deri diku befasuese, është edhe barazimi i skuadrës së Valon Behramit në Birmingem kundër skuadrës homonime Birmingham City, si dhe humbja e Tottenhamit nga Boltoni.  




Në paraqitjen e dytë për West Hamin, pas një lëndimi dhe largimi disa mujor nga fusha e gjelbër, Behrami madje shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e vet dhe për epërsinë 2:0, por për fat të keq vendësit deri në fund të ndeshjes arritën ta barazojnë rezultatin. 
Sigurisht se me dëshirën e madhe për lojë dhe formën e tij të mirë, Behrami do të mund t’’i ndihmojë shumë West Hamit në vazhdim të kampionatit, për tu larguar nga zona e rrezikut dhe nga rënia në një rang më të ulët garash./koha

Rezultatet    

Bolton W.              4 - 2    Tottenham H.
Birmingham C.     2 - 2    West Ham U.
Blackburn R.         2 - 1    Wigan Athletic
Blackpool              2 - 2    Everton
Fulham                  1 - 1    Aston Villa
Manchester U.      2 - 1    Wolverhampton W.
Sunderland           2 - 0    Stoke C.
shko