"Silvio më dha 10 mijë euro për dy herë që shkuam bashkë paratë m’i jepte vetë Kryeministri të futura në zarf. Më blinte edhe bizhuteri. Pinim marijuanë dhe dëfreheshim në pishinë ku kryenim edhe marrëdhëniet seksuale”
Herën e tretë që u takuam, Kryeministri vendosi të shuajë një kuriozitet të tijin: “Po ju me se merreni në jetë?”, e kishte pyetur Silvio Berluskoni, Nadia Makrìn.
Ajo, vajza 27-vjeçare, brune dhe me flokë të gjata i ishte përgjigjur e vënë paksa në siklet: “Po si kështu Kryeministër...Unë jam një vajzë shoqëruese”. “Ah jo, këtë nuk duhet ta kishit thënë ok?”.
Një takim për t’u njohur, dy të tjerë, në qendër të së cilit ishin marrëdhëniet seksuale me pagesë: për “shërbimet” e saj me kreun e qeverisë vajza e re me origjinë nga Rexhio Emilia tregon se është shpërblyer me një shumë prej 10 mijë eurosh.
“Në dy raste kam pasur raporte seksuale me Kryeministrin dhe për çdo herë Berluskoni më dha 5 mijë euro. Pastaj bizhuteri “Swarovski”.
Herën e dytë që u takuan paratë m’i dha personalisht Kryeministri. I kishte futur brenda një zarfi. Ajo festë u bë në Sardenjë dhe ne të ftuarit, pimë të gjithë marijuanë”, tregon vajza.
“Bota” e Nadias dhe ajo e “Kavalierit”, sipas asaj që ajo ka rrëfyer në Prokurorinë e Palermos, u “takuan” për herë të parë në pranverën e vitit 2009, për të vazhduar më pas edhe në fillim të këtij viti.
“Në Milano, pastaj në një vilë që nuk di të them nëse ishte në Arkore apo në Makerio. Pastaj në Sardenjë, më duket në vilën ‘Çertoza’”.
Nadia, një përdoruese e rregullt e kokainës, tregoi në rrëfimet e saj pasaktësi dhe kujtime shpesh të mjegullta. Megjithatë, ato çfarë ka treguar janë vërtet tronditëse. “
Ai thoshte, le të vijë tjetra dhe ndonjëherë mblidheshim të gjitha bashkë në pishinën me hidromasazh ku kryenim raportet seksuale”.
Nadia, që 27 vjeç i mbushi në 7 prill, ishte e sigurt se shumë shpejt do të arrinte ëndrrën e saj: të futej në “Grande Fratello”.
Gjykatësve të Palermos u ka treguar se: “Gjithçka ndodhi për Pashkët e 2009, në Sardenjë dhe në prill të vitit 2010 në Arkore”.
Nadia, një ish-kubiste, modele në Milano dhe ish-ortake e një bari në rrugën “Xhovani XXIII” në Rexhio Emilia tregon se jeta e saj ndryshoi thuajse rastësisht: “E kam njohur Lele Mora-n nëpërmjet një farë Federiko që e kam takuar rastësisht në rrugë.
Ai merrej me sigurinë e tij”. Kështu sa hap e mbyll sytë vajza u gjend në botën e bukur të festave milaneze. “Kam punuar edhe për Moran”, ka treguar ajo.