e shtunë, 6 nëntor 2010

Berisha: Nuk do ti keqpërdorim vizat

"Liberalizimi i vizave nuk do të sjellë asnjë eksod të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian". 

Kjo është bindja dhe siguria, që ka përcjellë kryeministri Sali Berisha pak ditë përpara vendimit për liberalizimin e vizave, gjatë një interviste dhënë për agjencinë prestigjoze të lajmeve "Associated Press". 


Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Bashkimi Euopian nuk ka arsye të frikësohet për një fluks të madh të shqiptarëve, pas aprovimit të heqjes së vizave. 

Kryeministri Berisha tha se aprovimi i liberlazimit të vizave do të ketë "impaktin më të madh pas rrëzimit të Perdes së Hekurit". 

Shefi i ekzekutivit, tha për "Associated Press", se Shqipëria e sotme është shumë larg asaj të vitit 1991. 

Ai krenarisht evidentoi faktin se pavarësisht krizës ekonomike globale, vitin e kaluar, ekonomia vendase u rrit ndjeshëm. "Shqipëria ka një ekonomi dinamike. 

Gjithashtu, vendi ka tregun më të mirë të punës në botë, të ri, dinamik dhe të mirëedukuar", - theksoi ai.
shko