Mbrojtësi portugez Ricardo Carvalho dhe mesfushori gjerman Mesut Oezil kanë shënuar nga një gol për t'i dhënë fitoren Real Madridit kundër rivales lokale Atleticos.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho ka vazhduar serinë pozitive edhe pas dhjetë javëve në La Liga.
Real Madridi mbetet ekipi i vetëm që nuk ka pësuar humbje në këtë edicion, duke regjistruar tetë fitore dhe dy barazime
Fitore në javën e dhjetë ka shënuar edhe skuadra e Barcelonës, që në udhëtim mposhti Getafen me shifrat 3:1. Me këtë fitore Barça mban pozitën e dytë në tabelë me 25 pikë të mbledhura, një më pak se Reali. Golat për ekipin e Pep Guardiolas i shënuan Lionel Messi (23'), David Villa (34') e Pedro Rodriguez (65'). Për Getafen golin e nderit e realizoi Manu (70') nga penalltia, pasi një minutë më herët nga ndeshja u përjashtua mbrojtësi Gerard Pique që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.