e diel, 7 nëntor 2010

Gratë flasin, ndërsa burrat mendojnë për seksin

Sipas të dhënave, nganjëherë sjelljet e njëjta interpretohen ndryshe vetëm thjesht nga fakti se njëri është femër dhe tjetri mashkull.

P.sh. nëse një grua nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një provë e një njohurie spaciale më të vogël të grave. Ndërsa në rastin kur një burrë nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një nga gjërat që ai nuk di të bëjë.

Reflektohet mbi ndryshimet apo ngjashmëritë mes burrave dhe grave, duke thyer disa mite të tjera: femrat nuk janë më të shoqërueshme se meshkujt, janë më sugjestionuese; femrat nuk janë aspak më të zonjat në aftësinë intuitive; femrat nuk e kanë nivelin e autostimës më të ulët dhe nuk është e vërtetë që femrat janë të privuara nga motivimet.

Atëherë lind pyetja, nëse burrat dhe gratë janë kaq të ngjashëm, përse perceptohen si shumë të ndryshëm? Sepse ka një betejë idesh dhe arsyetimesh të ndryshme, që të bëjnë të mendosh edhe për ndryshimin, edhe për ngjashmërinë. Ja një fakt që do iu çudisë dhe që i ndan qartë burrat nga gratë: Burri mendon për pasionin dhe për seksin çdo 52 sekonda, ndërsa mendja e gruas evokon skena pikante një herë në ditë.


Ajo kupton menjëherë vetëm duke e parë tjetrin në fytyrë nëse ka diçka që nuk shkon, ndërsa ai arrin në këtë konkluzion vetëm kur sheh lot. Por ndodh që truri jonë të ketë një seks të ndryshëm nga ai i trupit tonë. Në përgjithësi thuhet se meshkujt dhe femrat arsyetojnë në mënyra të ndryshme. Në praktikë disa gra arsyetojnë si burra dhe shumë burra kanë një mentalitet femëror. Në këtë kuptim ndryshimi i të menduarit të një mashkulli dhe një femre mund të përcaktohet nga “seksi” i trurit.

Ndryshimet mes burrave dhe grave janë biologjike dhe psikologjike. Që gratë e perceptojnë botën dhe gjithçka që ndodh në mënyrë të ndryshme nga burrat, kjo tashmë dihet. Por nëse gratë bëjnë pak kujdes dhe përqendrohen tek kjo ndryshueshmëri, me siguri ato do të marrin vendime shumë të mira përsa i përket menaxhimit të jetës së tyre. Duke qenë të ndryshëm anatomikisht, burrat dhe gratë kanë kërkuar gjithmonë arsye që ky ndryshim të pasqyrohet edhe në nivelin psikologjik, por ka pasur të tjerë që këtë ndryshim e kanë konceptuar thjesht si një ndryshim fizik.

Është folur dhe është shkruar shumë për këtë argument, por asnjëherë nuk është arritur në një konkluzion definitiv. Flitet për seksin e dobët dhe atë të fortë dhe menjëherë më pas bërtitet me të madhe për barazinë mes sekseve. Ky ndryshim herë shihet me simpati dhe herë tjetër me indinjim. Pra, kemi të bëjmë me opinione kaq të ndryshme, sa ideja për t’i bërë një duket e pamundur. Sipas këtij studimi, thuhet se nëse gratë janë një hap para burrave, kjo është meritë e trurit të tyre. Gratë emocionohen dhe kujtojnë gjithçka, ndërsa burrat flasin pak dhe e kanë mendjen vetëm tek seksi.
shko